51 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë me Covid-19, 9 prej tyre janë në Oksigjeno terapi, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë kanë gjendje stabile.

Lajme

12/07/2020 09:01

Sipas një njoftimit të spitalit, trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 Pacientë me Covid-19!

Trajtimi i pacientëve me Covid-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kështu aktualisht po trajtohen 51 pacientë dhe nga këta 41 pacientë janë të konfirmuar përmes testit me Covid-19 ndërsa 10 pacientë janë në pritje të rezultatit të testit.

9 pacientë janë në Oksigjeno terapi, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Trajtimi i pacientëve me Covid-19 po bëhet në Repartin Infektives dhe në Pulmologjisë. /Lajmi.net/