500 testime më pak se Kosova, Shqipëria publikon bilancin e COVID-19 në 24 orët e fundit

Edhe dita e sotme ka shënuar një bilanc të zi të viktimave të COVID-19, ndërsa prej ditësh po përballemi me shifra të larta të të prekurve apo të vdekurve.

Lajme

31/10/2020 16:48

241 persona janë prekur me COVID-19 gjatë 24 orëve, ndërsa nuk kanë mundur që të mbijetojnë 7 persona.

Rastet pozitive në vend janë 20,875, ku prej tyre 9,177 janë aktive.

Fatmirësisht janë shëruar 92 persona, duke e çuar numrin total në 11,189, ndërsa numri i të vdekurve në total ka shkuar në 509.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Raste të reja ditore  241

Të shëruar ne 24 orë  92

Të shtruar në spitale  319

Humbje jete në 24 orë  7

Testime ditore  1260

Testime totale  125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara  11,189

Raste Aktive  9,177

Humbje jete    509