500 nënshkrime për ta futur Shkodran Mustafin në burg

Shkodran Mustafi po kalon nëpër një sezon të tmerrshëm.

Sport

22/04/2019 10:57

Shkodran Mustafi është duke u kritikuar shumë për sezonin më të dobët në karrierën e tij.

Mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane që luan te Arsenal, është duke u vënë në qendër të kritikave pothuajse në çdo javë, përcjell aljmi.net.

Skuadra londineze u mposht mbrëmë 3 me 2 nga Crystal Palace, gjersa Shkodran Mustafi u kritikua shumë që nuk e ndaloi Wilfried Zahan të shënonte.

Tifozët e Arsenalit po e kritikojnë jashtë mase mbrojtësin shqiptar, gjersa së fundmi kanë bërë një peticion.

Ata kanë hapur një peticion në rrjetet sociale për burgosjen e përjetshme të Shkodran Mustafit, teksa kërkohen 500 nënshkrime. /Lajmi.net/