500 mijë njerëz të pranishëm në paradën e Liverpoolit

Heronjtë e Ligës së Kampionëve të Liverpoolit u përshëndetën nga rreth 500 mijë tifozë, ndërsa ata parakaluan trofeun e tyre evropian nëpër rrugët e Merseyside.

Sport

02/06/2019 21:31

‘Të Kuqtë’ realizuan fitore 2-0 ndaj Tottenhamit në Wanda Metropolitano në Madrid, të shtunën në mbrëmje, falë golave të Mohamed Salah dhe Divock Origi.

Ishte titulli i tyre i parë i Ligës së Kampionëve që prej triumfit të tyre kundër AC Milan në Stamboll para 14 viteve dhe ishte titulli i gjashtë i LK në histori, transmeton lajmi.net.

Pasi mbërritën në aeroportin John Lennon të Liverpoolit të dielën në mëngjes, Jurgen Klopp dhe skuadra e tij u paraqitën për fotografi përpara se të hipin në autobusin e ekipit dhe të nisen për në qendër të qytetit.

Tre autobusë ishin në gatishmëri për lojtarët, stafin stërvitor dhe departamentin e mediave të klubit ndërsa ata përshkuan rrugën në qytet.

Ata u pirtën nga mijëra tifozë që kishin ardhur për të festuar triumfin e klubit, me tifozët që ndezën ‘bomba tymi’ me ngjyrë të kuqe, pavarësisht nga paralajmërimi i klubit për ndalimin e mjeteve piroteknike.

Parada filloi në rrugët e Allerton Maze dhe autobusët pastaj udhëtuan drejt veriut në Queens Drive, drejt rrethit Rrugor Fiveways dhe mbikalimin Rocket.

Prej aty, ai kaloi përgjatë Queens Drive, Mill Bank, West Derby Road, Islington, Leeds Street dhe The Strand pëprpara se të mbaronte në Blundell Street.

Nga informacionet e fundit merret vesh se të pranishëm kanë qenë deri në 500 mijë mbështetës, pavarësisht raportimeve se aty kanë qenë rreth 750 mijë. /Lajmi.net/