50 milionë për Moyesin

Manchester United është i gatshëm ta përkrahë David Moyesin në tregun e futbollistëve, të vetëdijshëm se ekipi ka nevojë për përforcime. United do të takohet me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve të mërkurën, pas humbjes së befasishme nga WBA në Premierligë, e treta në gjashtë xhirot e para në Premierligës. Skuadra ka bërë nismën…

Sport

01/10/2013 15:30

Manchester United është i gatshëm ta përkrahë David Moyesin në tregun e futbollistëve, të vetëdijshëm se ekipi ka nevojë për përforcime.

United do të takohet me Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve të mërkurën, pas humbjes së befasishme nga WBA në Premierligë, e treta në gjashtë xhirot e para në Premierligës.

Skuadra ka bërë nismën më të dobët të një sezoni në ligë nga 1989, dhe shumëkush beson se United do të zhvillojë garë me Tottenhamin për pozitën e katërt në ligë që siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, sipas medieve britanike, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të vejnë në dispozicion 50 milionë funte për angazhimin e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo pasi skuadra aktualisht zë pozitën e 12-të në Premierligë dhe gjatë gjithë verës solli vetëm Marouane Fellainin, duke dështuar në realizimin e objektivave të tjerë.