“50%” – AAK premton rritje të pagës për mësimdhënësit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot takimin e radhës me grupin e ekspertëve të arsimit. AAK ka prezantuar prioritetet në programin e saj zgjedhor 2025-2028. Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëmin e arsimit ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në programin zgjedhor, duke i veçuar si më të…

Lajme

21/06/2024 19:05

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot takimin e radhës me grupin e ekspertëve të arsimit.

AAK ka prezantuar prioritetet në programin e saj zgjedhor 2025-2028.

Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëmin e arsimit ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshihen në programin zgjedhor, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:

Sfidat në sistemin arsimor të Kosovës e determinojnë një reformë thelbësore te këtij sektori; rritja e buxhetit për arsim në 6% të GDP-së, rritja e pagës për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50%, përmirësimi i infrastrukturës fizike duke u përshtatur me kriteret bashkëkohore, trajtimi në mënyrë të barabartë të universiteteve publike dhe private përmes monitorimit të performancës, profilizimi i institucioneve të arsimit të lartë dhe pavarësimi financiar i tyre, tekste falas për arsimin parauniversitar, arsimi gjithëpërfshirës dhe garantimi i kuadrit profesional për fëmijët me nevoja të veçanta, rregullimi me ligj i arsimit plotësues në diasporë, negocim i kontratës së re kolektive me sindikatat e arsimit dhe palët tjera të interesit, trajnimet e vazhdueshme falas për të gjithë mësimdhënësit, certifikimi dhe akreditimi i instituteve shkencore dhe krijimi i mundësisë për gjenerimin e të hyrave vetanake, rritje të sigurisë në shkolla,  mbështetje të programeve për arsimin profesional sipas nevojave të tregut.