5-vjeçari i shpëtohet jeta në Klinikën e ORL-së, i ishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një farë e lulediellit
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar për një intervenim që kanë kryer tek një 5 vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli e që i kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes. Siç ka njoftuar ShSKUK, në këtë intervenim, kanë marr pjesë ekipi kujdestar i ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur…

Lajme
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar për një intervenim që kanë kryer tek një 5 vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli e që i kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.
Siç ka njoftuar ShSKUK, në këtë intervenim, kanë marr pjesë ekipi kujdestar i ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur Ukaj, otorinolaringolog, bashkë me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë, të udhëhequr nga dr. Valmir Idrizi.
Ky intervenim i kryer në QKUK quhet rakobronkoskopi rigjid, me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmijës.
“Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime. QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: