5 ‘undernick-at’ më qesharakë që u përdorën në periudhën e Messenger-it

Padyshim që të gjithë e kujtojmë me nostalgji periudhën e famshme të Messenger-it.

Lajme

05/10/2015 22:48

Ishte ajo periudhë ku nuk dihej sigurt se me kë flisje apo shkruaje, pasi që ishte shumë vështirë të identifikohej dikush vetëm në bazë të fotografisë.

Megjithatë, ajo çfarë e karakterizonte më së shumti atë periudhë ishin mesazhet personale nën pseudonim apo ‘undernick-at’, të cilët tani kur kujtohen janë qesharak për ne.

Sidoqoftë, kjo periudhë ka mbetur në mendjen e shumëkujt dhe ia vlen që të kujtohet. Kështu, lajmi.net ju kthen mbrapa në kohë dhe ju kujton 5 undernick-at më qesharakë që janë përdorur në atë kohë:

1) “Pa nick ma simpatik”

Kjo zakonisht përdorej tek ata që nuk dinin çfarë të shënonin tek pjesa e nick-ut dhe këtë ja përshtatnin me këtë undernick.

2) “Jam djalë me taktikë, ta bëj bllok edhe pikë”

http://images.sodahead.com/polls/004670504/3729213950_8464449_470699010_block_someone_on_msn_xlarge_xlarge_xlarge.png

Ky undernick sigurisht se ju kujtohet mirë, pasi që shumë meshkuj në atë kohë e përdornin atë.

3) “Nudge se sjom ktu”

nudges

Ky është një tjetër undernick që përdorej shumë kur personi nuk ishte afër PC-së, që kërkonte t’ia ‘dridhnin’ Messenger-in me funksionin ‘Nudge’ që të gjithë e kujtojmë.

4) “Zemra jem si hotel, nuk po dihet kush po hyn e kush po del”

Kjo zakonisht vihej në undernick nga vajzat apo djemtë të cilin kishin më shumë se një dashuri, prandaj zemrën e tyre e quanin hotel.

5) “Nuk jam shigjetar të gjuaj me shigjetë, por jam “Fazliu” që të dua përjetë”

Ndoshta kjo ishte mënyra më e mirë për t’ia shprehur dashurinë dikujt asokohe. /Lajmi.net