5 sëmundje të çuditshme të cilat nuk e keni ditur se ekzistojnë (Foto)

Kur kemi ftohje apo grip, menjëherë fillojmë të ankohemi. Por, ndoshta është koha që të ndjeheni falënderues që nuk i keni disa sëmundje të këqija, që disa njerëz në botë i kanë.

Fun

14/11/2015 22:36

Shikoni disa prej sëmundjeve më të çuditshme – dhe të këqija sigurisht – për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar më parë:

1. Fibrodysplasia ossificans progressiva
rare-deadly-diseases-you-hope-you-never-get-1077665556-mar-9-2014-1-600x400
Kjo është ajo se si një skelet duket kur çdo kockë ndërfutet me njëra-tjetrën. Kjo sëmundje e tmerrshme është e njohur edhe si “sindromi i njeriut gur”. Është një nga gjendjet më të rralla të njohura në botën e mjekësisë dhe nuk ka shërim. Kjo gjendje shkaktohet nga një mutacion në mekanizmin e trupit i cili shkakton që indet e dëmtuara të zëvendësohen me kocka si substancë.

2. Sindromi i “njeriut dru”
slide_4083_57072_large
Jo, këta njerëz nuk janë duke u kthyer në pemë në të vërtetë, por realiteti është pothuajse aq i frikshëm. Emri zyrtar i këtij kushti është “Epidermodysplasia verruciformis”, por është zakonisht e njohur si “sindromi njeriu pemë” për shkak të disa lezioneve në dukje si dru që ajo i shkakton. Njerëzit me këtë gjendje kanë lëkurë e cila vazhdimisht prodhon lupsa të tilla për shkak të mbindjeshmërisë ndaj infeksioneve HVP. Këto infeksione janë të pranishme në 80% të njerëzve, por sistemi ynë imun ia del që të kalojë lehtë pa simptoma, transmeton lajmi.net.

3. Sindromi ujk – Hypertrichosis
5067914
Disa njerëz ankohen për atë që duhet ta rruajnë mjekrën e tyre çdo mëngjes, apo çdo javë. Imagjinojeni nëse do ta kishit një fytyrë përplot me qime që rriten në gjithë trupin tuaj. Sindromi ujk shkakton rritje të pakontrolluar të qimeve në shumicën e pjesëve të trupit; disa historianë madje mendojnë se legjenda e njeriut ujk mund ta ketë origjinën nga kjo sëmundje.

4. Progeria
lifeaccordingtosam
Kjo është ajo se si disa njerëz duken kur plaken 5 herë më shpejtë se normalisht; djali në këtë foto është vetëm një fëmijë. Pamja e njerëzve me progeria mund të përshkruhet si njerëz të vogël, pa flokë, me trup të dobët dhe me kokë të madhe. Studime të ndryshme kanë treguar se një person me progeria e ka trupin në një gjendje të njëjtë si me një 80-vjeçar kur i mbushë 15 vjet. Njerëzit e lindur me këtë sëmundje rrallë se i kalojnë të njëzetat e tyre.

5. Sindromi i gjuhës së huaj
tumblr_inline_mo36u746u51qz4rgp
A keni dëshiruar ndonjëherë të zgjoheni në mëngjes dhe të keni një theks perfekt francez? Epo, kjo është ajo çfarë ndodh nëse keni sindromin e theksit të huaj. Zakonisht, njerëzit e fitojnë këtë gjendje pas një sulmi në kokë, traumë në kokë apo disa migrenave të fuqishme. Këta njerëz me këtë sindrom fillojnë të flasin në një gjuhë të cilën nuk e kanë ditur më parë. (lajmi.net)