5 njerëzit që vdiqën në mënyrë të çuditshme

Disa njerëz nuk vdesin kurrë, pasi që lejnë vepra të cilat i mbajnë ata të gjallë dhe të përmenden edhe pas vdekjes së tyre. E disa të tjerë mbesin në histori për shkak të vdekjes së çuditshme të tyre.

Fun

15/10/2015 19:22

Më poshtë mund të lexoni për 5 njerëzit të cilët vdiqën në mënyrë shumë të çuditshme:

1. Tennesse Williams, vdiq nga kapaku i një shishe
Williams, që ishte një dramaturg i njohur, vdiq në mënyrë mjaft të çuditshme në moshën 71 vjeçare, më 1983. Për fat të keq, ai u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Nju Jork, ku raporti i mjekut ligjor pohoi se Williams kishte vdekur nga një kapak i një shisheje me pika për sy, i cili ia kishte nxënë frymën.

2. Hans Steininger, vdiq nga mjekra e tij
Hans Steininger ishte një zyrtar i lartë i qeverisë më 1500, në një zonë të Evropës që sot njihet si Austri. Sidoqoftë, nëse kërkoni në Google për të, ju sigurisht se do ta gjeni menjëherë – për shkak se Hans ka fituar një popullaritet historik për shkak të vdekjes së tij nga mjekra. Ai vdiq më 1567, pasi që shkeli në mjekrën e tij të gjatë dhe ra në tokë përfundimisht duke thyer qafën.

3. Sherwood Anderson, vdiq nga një kruese dhëmbësh
Ndoshta keni dëgjuar për novelat e Anderson, pasi që veprat e tij konsiderohen si punimet më të mira të shekullit 20. Por, gjiganti i literaturës u vra nga një gjë shumë shumë e vogël – një kruese dhëmbësh. Përderisa ishte duke udhëtuar me anije me gruan e tij më 1941, ai gëlltiti kruesen e dhëmbëve dhe vdiq në spital ditë më vonë për shkak të një inflamacioni në abdomen.

4. Harry Houdini, vdiq nga një grusht në stomak
Harry Houdini ishte magjistari i parë i njohur në botë. Ai ishte bërë i famshëm për shkak të trikave të tij të famshme që sfidonin vdekjen – trika këto që e lejonin atë të qëndronte nën ujë për disa minuta apo të futej në kuti e cila prehej nga thikat. Sidoqoftë, një iluzion ‘qesharak’ ia morri jetën atij. Ai ishte duke e performuar një trik që përfshinte goditjen me grusht në stomak, ku e ftoi një njeri nga audienca për ta bërë këtë. Këtë trik ai e kishte performuar disa herë, por ky i fundit e la atë të vdekur. Personi nga audienca e kishte goditur atë në stomak ende pa u bërë ai gati për këtë, dhe vdiq nga apendici disa ditë më vonë.

5. Tycho Brahe, vdiq pasi mbajti shumë urinën
Tycho ishte i njohur në shekullin e 16’të në fushën e astronomisë – dhe konsiderohet si një person i rëndësishëm në këtë fushë i cili kishte bërë zbulime të cilat u bënë të dobishme në kohën moderne, për t’i kuptuar më mirë planetet. Por, pavarësisht njohurive të tij për trupin, ai duket se nuk e ka ditur se si funksionon trupi i njeriut – për shkak se, sipas shënimeve nga ajo kohë, ai vdiq pasi që e kishte mbajtur shumë urinën në një festë. Ai kishte menduar se është e pahijshme të ngrihesh nga tavolina dhe të shkosh për të urinuar, kështu që e mbajti atë deri në mëngjes. Autopsia nga shkencëtarët danez zbuloi se, pavarësisht thashethemeve se ai ishte helmuar, Brahe vdiq nga dështimi i fshikëzës së urinës. (lajmi.net)