5 lojtarët më të mirë të Ligës së Kampionëve

Sonte fillojnë ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve sa i përket fazës grupore. Më poshtë keni një analizë të shkurtër, rreth lojtarëve që pritet të shkëlqejnë në sezonin e ri në garën më të madhe Europiane për klube.

Sport

16/09/2014 17:07

Vetëm disa orë para fillimit të ndeshjeve të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, ne kemi përgatitur një analizë të shkurtër rreth lojtarëve të cilët pritet të kenë ndikim të madh në këtë garë për skuadra e tyre përkatëse.

5- Philipp Lahm (Bayern Munich)

Pensionim i Philipp Lahm nga kombëtarja gjermane, është një gjë që do t’i ndihmojë shumë skuadrës së Bayernit. Ai tani do të ketë kohë të fokusohet vetëm te skuadra e tij.

Ai është 30 vjeçar, mirëpo, tashmë e disa vite Lahm është lideri i padiskutueshëm i skuadrës së Bayernit. Nëse bavarezët arrijnë ndonjë sukses këtë sezon në Ligën e Kampionëve, padyshim që Philipp Lahm do të jetë njëri ndër lojtarët më meritor, duke parë rëndësinë që ka ai në mbrojtjen e skuadrës së tij duke mos harruar këtu dhe fazën ofanzive.

4- Diego Costa (Chelsea)

Sulmuesi i ri i skuadrës së Chelseas, Diego Costa po shkëlqen me fanellën e Bluve në sezonin e ri të Premier Ligës. Skuadra e Jose Mourinhos po konsiderohet si njëra ndër favoritët kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë është thuajse e padiskutueshme që Costa pritet të jetë njëri ndër më meritorit për skuadrën e tij. Për më shumë, braziliani me nënshtetësi spanjolle, konsiderohet si njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë.

3- Luis Suarez (Barcelona)

Luis Suarez ende nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barceloëns. Sidoqoftë, atij i kanë mbetur vetëm edhe disa ditë para se t’i skadojë dënimi.

Me tu rikthyer në fushat e lojës, Suarez pritet të jetë njëri ndër lojtarët kryesor të Barcelonës në këtë sezon, sidomos në Ligën e Kampionëve. Të gjithë e dimë kualitetet që ka treguar sulmuesi me fanellën e Liverpoolit.

2- Lionel Messi (Barcelona)

Messi e ka filluar mirë karrierën e tij nën menaxhimin e trajnerit të ri, Luis Enrique. Ai ka shënuar 2 gola dhe dy asistime në tre ndeshjet e para të La Ligas.

Liga e Kampionëve është një garë ku Lionel Messi ka shkëlqyer çdo herë dhe ka treguar shumë mirë aftësitë e tij. Ai, një gjë të njëjtë pritet ta tregojë edhe gjatë sezonit të ri, 2014-15.

1- Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

Ndoshta ju keni një pyetje. Pse Ronaldo është para Messit? Përgjigja është: Cristiano Ronaldo ishte lojtari kryesor i Realit në sezonin e kaluar në këtë garë, ndërsa për më shumë, ai është fituesi momental i Topit të Artë.

Real Madridi po varet shumë nga golat e Cristiano Ronaldos, i cili është në gjendje të shënojë pothuajse nga secila pozitë dhe në secilën mënyrë.