5 gjërat që nuk i keni ditur për fituesen e “Grammy Awards”, Dua Lipa

Dua Lipa është shpallur fituese e dy çmimeve në "Grammy Awards".

ShowBiz

12/02/2019 12:11

Dua Lipa në “Grammy Awards” u shpall “Artistja më e mirë e re” dhe “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, shkruan lajmi.net.

“E! News” përmes një videoje të shkurtër ka shkruar 5 gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për Dua Lipën.

1.Në moshën 14 vjeçare, këngëtarja kishte lansuar këngë ‘cover’ në YouTube dhe vetëm disa vite më vonë do të arrijë këtë sukses.

2.Dua Lipa ishte në shkollën Sylvia Young- Theatre School, në të cilën ishte edhe Amy Winehouse, Rita Ora dhe Little Mix.

3.Emri “Dua” në gjuhën shqipe nënkupton “dashuri”.

4.Ne e dimë talentin e saj, por një person nuk e dinte, mësuesi në shkollë i kishte thënë asaj se nuk mund të këndonte, por me dy “Grammy” në duar e dëshmon të kundërtën.

5.Dua Lipa ishte e ftuar në turneun e Bruno Mars dhe Coldplay. /Lajmi.net/