Palushi:”Golden Eagle” tashmë edhe në Kuvajt
Deri në Kuvajt ka arritur të eksportohet pija energjike e prodhuar në Kosovë ‘’Golden Eagle’’, bën të ditur pronari i kompanisë, Shaqir Palushi. Pos kësaj kjo pije deri më tani ka arritur të eksportohet në 31 vende të botës përfshirë dhe Australinë. Një storje e realizuar nga gazetarja e lajmi.net me pronarin e kompanisë ‘’Frutex’’,Shaqir…
Lajme
Deri në Kuvajt ka arritur të eksportohet pija energjike e prodhuar në Kosovë ‘’Golden Eagle’’, bën të ditur pronari i kompanisë, Shaqir Palushi.
Pos kësaj kjo pije deri më tani ka arritur të eksportohet në 31 vende të botës përfshirë dhe Australinë.
Një storje e realizuar nga gazetarja e lajmi.net me pronarin e kompanisë ‘’Frutex’’,Shaqir Palushi ka thënë se Golden Eagle është produkti që shitet më së shumti po dhe dy brendet tjera nuk mbeten mbrapa.
‘’Rreth 10 kamiona cdo ditë dalin për eksport në vende të ndryshme, rreth 50% shitet në vendet e ballkanit pastaj 40% shitet në vendet e Bashkimit Evropian kurse 10% shitet në vendet e treta përkatësisht në SHBA,Indi ,Australi,Kamerun,Kuvajt dhe së fundmi kemi bërë një marrëveshje për të eksportu dhe në Dubai”.
Ndër të tjera ai ka folur dhe për karnavalin që zhvillohet çdo vit nga kjo kompani./Lajmi.net/
Video e bashkangjitur për më shumë detaje: