48 gjilanas të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për situatën e COVID-19 në komunën që e udhëheq ai.

Lajme
Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se në Gjilan deri tash janë konfirmuar 1 mijë e 256 raste me COVID-19, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se në këtë komunë janë 178 raste aktive teksa deri sot janë shënuar 48 viktima.
Postimi i plotë:
Në ditën e 226 të përballjes me #COVID19, gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1256 raste të infektuara në total, 1030 të shëruar, 178 raste aktive, 48 të vdekur, 10 të hospitalizuar dhe 172 mostra në pritje.
I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv!. /Lajmi.net/