Pro MSA-së për Kosovën, votuan 468 eurodeputetë

Parlamenti Europian me 468 vota pro e ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Kosovën, të lidhur në tetor të vitit të kaluar.

Lajme

21/01/2016 14:09

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, është shprehur falënderues për eurodeputetët që dhanë votën pro që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane.

Kundër miratimit të MSA-së me Kosovën, votuan 102 deputetë ndërsa 81 abstenuan.

Ndryshe, Parlamenti Europian është i vetmi institucion i BE-së së e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.