46 vjeçari në Podujevë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një 46 vjeçar është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Podujevë.

Lajme

16/11/2019 21:38

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se për këtë është raportuar rreth orës 17:30.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete”.

Trupi i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/