46 aktakuza për 24 orë, 17 persona të ndaluar

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 46 aktakuza nga prokuroritë Themelore për vepra të ndryshme penale.

Lajme

21/05/2019 10:56

Ndërkaq, janë ndaluar 17 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave.

Raporti i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një kërkesë për bastisje, e cila ka ndodhur në shtatë (7) lokacione, prej tyre pesë (5) në regjionin e Prishtinës, një (1) në regjionin e Pejës dhe një (1) në regjionin e Gjakovës.

Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar:

– para të gatshme prej 10,250.00 €;

– dokumente të ndryshme;

– kontrata të ndryshme të shitblerjeve;

– telefona (tre Iphone X;

– një Iphone X Max;

– një Iphone 8;

– një Samasung;

– dy Nokia.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur Kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të:

– automjetit të markës ‘’VW GOLF’’;

– dy gjedhe, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia;

– automjetit të markës Volswagen ‘’Golf II’’;

– libreza e qarkullimit të automjetit;

– një çelës.

Kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit të datës 19 maj 2019, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., H.K., F.SH dhe M.A., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë, të datës 17 maj 2019 dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Kërkesën e Prokurorisë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan, të datës 18 maj 2019 dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Po ashtu, kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit L.A., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan.

Tek dy persona në dy raste të ndara, është gjetur substancë narkotike në sasi prej 1.5 gr. dhe 2 gr. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269 i KPRK-së. Të njëjtit pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbrëmë në fshatin Fortesë Komuna e Rahovecit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër person ka pësuar lëndime trupore.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

/////////////////////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, janë ndaluar personat me inicialet I.O., I.B., A.Th., M.M., dhe Rr.H., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja” , “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”. Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm, është ndaluar personi me inicialet M.L., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.G., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve V.Rr., D.Rr., Z.Rr., dhe D.Rr., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, po ashtu, ky departament ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit F.B., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

Bastisje:

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë një kërkesë për bastisje, e cila ka ndodhur në shtatë (7) lokacione, prej tyre pesë (5) në regjionin e Prishtinës, një (1) në regjionin e Pejës dhe një (1) në regjionin e Gjakovës.

Sekuestrimet e përkohshme:

Nga kjo bastisje e realizuar, janë sekuestruar: para të gatshme prej 10,250.00 €, dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve, telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia ).

Aktakuzat:

Ne Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur gjithsej 8 aktakuza. Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsej 4 aktakuza. Një aktakuzë ndaj të pandehurit R.Q., në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”, ndaj të pandehurit I.H., në drejtim të veprës penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, ndaj të pandehurit D.D., në drejtim të veprës penale “Vjedhja grabitqare”, si dhe ndaj të pandehurit Sh.S., në drejtim të veprës penale “Tentativa”.

Informatat tjera:

//////////

Raste tjera me interes për publikun:

/////////

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.B., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 lidhur me nenin 181 paragrafi 4 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurit O.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së. Rasti ka të bëjë me dhunë në familje.

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

//////////

Bastisje:

////////////

Sekuestrimet e përkohshme:

/////////

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I.O., për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1 të KP-së. Në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur dy (2) aktakuza, për dy (2) persona për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:

///////////

Raste tjera me interes për publikun:

Tek dy persona në dy raste të ndara, është gjetur substancë narkotike në sasi prej 1.5 gr. dhe 2 gr. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269 i KPRK-së. Të njëjtit pas intervistimit nga ana e policisë, me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ndaluar tre persona me aktvendim të prokurorit të shtetit për 48 orë. Në rastin e parë, në Istog, është ndaluar për 48 orë një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Në rastin e dytë, në Pejë, është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Sulm ndaj personit zyrtar”. Në rastin e tret, në Pejë, një person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

///////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

Bastisje:

//////////

Sekuestrimet e përkohshme:

////////////

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve, në Prokurorinë Themelore të Pejës janë ngritur 6 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:

////////

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

/////////

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

///////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

///////////

Bastisje:

//////////

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur Kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të:

– Automjetit të markës ‘’VW GOLF’’;

– Dy gjedhe, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia;

– Automjetit të markës Volswagen ‘’Golf II’’;

– libreza e qarkullimit të automjetit;

– një çelës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave F.TH. dhe L.M., për shkak të veprës penale ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm, prokurorët kanë ngritur 3 (tri) aktakuza, ndaj 3 (tre) personave.

Informatat tjera:

Kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit të datës 19 maj 2019, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve B.H., H.K., F.SH dhe M.A., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar Kërkesën e Prokurorisë, të datës 17 maj 2019 dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.P., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’.

Kërkesën e Prokurorisë e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan, të datës 18 maj 2019 dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit F.M., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Po ashtu, kërkesën e Prokurorisë së Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit L.A., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ e ka aprovuar Gjykata Themelore në Gjilan.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 perona, 2 persona për veprën penale ”sulmi”, dhe 3 persona për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”.

Gjithashtu e njëjta Prokurori, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

///////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////////

Bastisje:

////////////

Sekuestrimet e përkohshme:

//////////

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një aktakuzë, ndaj një personi, për veprën penale” sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Informatat tjera:

//////////

Raste tjera me interes për publikun:

Mbrëmë në Komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër person ka pësuar lëndime trupore.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

///////////

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

///////////

Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

////////////

Bastisje:

//////////

Sekuestrimet e përkohshme:

///////////

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë ngritur 20 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Informatat tjera:

/////////

Raste tjera me interes për publikun:

//////////

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.