45 persona janë shpëtuar nga rrënojat

45 persona janë shpëtuar deri me tani nga rrënojat pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë ditën e djeshme.

Lajme

27/11/2019 16:38

Tërmeti 6.4 shkallësh që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë la të vdekur 27 persona dhe mbi 600 të lënduar, raporton lajmi.net.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar punën për t’ju dalur në ndihmë personave që dyshohet se kanë mbetur nënë rrënoja.

Në anën tjetër goditjet nga tërmetet kanë vazhduar edhe ditën e sotme. Ndërsa më i rëndi që ditën e sotme goditi Shqipërinë ishte 5.6 ballë e shkallës rihter, me epiqendër në Kepin e Rodonit. /Lajmi.net/