Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

433 mijë euro, 600 dollarë, franga, lira turke e shumëçka tjetër u konfiskua nga aksioni i djeshëm

8:53 | 25 Shkurt 2021

Mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë dhe organet e tjera të hetuesisë kanë zhvilluar një aksion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Nga Policia e Kosovës sot kanë deklaruar se ky aksion u realizua në Prishtinë, Istog, Gjilan dhe në Lipjan.

“Hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë një aksioni “Subvencioni 2021” kanë arrestuar 12 persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën ‘Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe marrje/dhënie ryshfeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe në vendbanime të personave ku janë konfiskuar: 433.160.00 euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, tetë vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit 11 zyrtarët e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/