Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

432 pacientë me koronavirus të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale

15:17 | 15 Gusht 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste me koronavirus dhe janë shëruar edhe 144 pacientë.

Pavarësisht se ditët e fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja, gjendja në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është e rënduar, shkruan lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i pacientëve me koronavirus të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet Rajonale është 432.

Në Klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 168 pacientë me koronavirus ndërsa në spitalet rajonale 264 pacientë.

Mjekët nëpër spitale dhe klinika shprehen se janë të lodhur nga numri i lartë i pacientëve me koronavirus. /Lajmi.net/