42 anëtarë të Parlamentit Evropian i çojnë kërkesë Macronit të hiqen vizat për Kosovën

Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se sot bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holantes, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.