4,116 ditë që nga koha kur Tottenham ka fituar një trofe

Kualifikimi i Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve ishte diçka mbresëlënëse dhe e pabesueshme.

Sport

02/06/2019 17:47

Skuadra e Mauricio Pochettinos kishte vetëm një pikë pas tre ndeshjeve në fazën e grupeve, por ia doli të kualifikohej dhe të eliminonte më pas skuadrat si Dortmund, Manchester City dhe Ajax.

Për ‘Gjelat’ kjo humbje u përjetua rëndë, duke ditur se ishte hera e parë për ta që morën pjesë në një finale të Ligës së Kampionëve dhe pjesëmarrja e dytë nuk dihet se kur do vijë, transmeton lajmi.net.

Tashmë bëhen plotë 4,116 ditë që kur Tottenham ka fituar një trofe për herë të fundit.

Në vitin 2008, Spurs arritën të mposhtin Chelsean në finalen e Kupës së Ligës dhe që nga atëherë ata nuk janë stolisur me medalje të artë.

Nëse e përkthejmë në sekonda i bie 355,622,400 pa trofe. /Lajmi.net/