41 faulla ndaj Januzajt

Të gjithë ata që e akuzojnë Adnan Januzajn se është simulues, duhet t’i shikojnë mirë këto statistika. Pas 20 xhirove të deritashme në Premierligë, ylli kosovar i Manchester Unitedit është ndëshkuar tre herë me kartonë të verdhë për shkak të simulimeve dhe ka zgjuar një debat të gjerë në Angli rreth kësaj dukurie negative. Mirëpo,…

Sport

10/01/2014 08:15

Të gjithë ata që e akuzojnë Adnan Januzajn se është simulues, duhet t’i shikojnë mirë këto statistika.

Pas 20 xhirove të deritashme në Premierligë, ylli kosovar i Manchester Unitedit është ndëshkuar tre herë me kartonë të verdhë për shkak të simulimeve dhe ka zgjuar një debat të gjerë në Angli rreth kësaj dukurie negative.

Mirëpo, në një renditje, Januzaj gjendet në pozitën e katërt në mesin e futbollistëve që kanë pësuar numrin më të madh të ndërhyrjeve të palejueshme, gjithsejtë 41 sosh.

Mesfushori i Chelseas, Eden Hazard kryeson në këtë kategori me 56 faulla ndaj tij kurse në listë ka zënë vend edhe futbollisti shqiptar i Fulhamit, Pajtim Kasami me 36 ndërhyrje të palejueshme ndaj tij.

Futbollistët më të faulluar në Premierligë:

Hazard 56

Barkley 54

Lallana 44

Januzaj 41

Delph 40

Chamakh 39

Kasami 36

Pienaar 34

Snodgrass 34

Walters 34