400 shqiptarë në mbështetje të Kombëtares

Lojtarët e Kombëtares nuk do të jenë vetëm as në Jerevan të Armenisë.

Sport

11/10/2015 16:18

Rreth 400 shqiptarë pritet të jenë në stadium për t’a përkrahur Shqipërinë, transmeton Panorama Sport.

Rreth 200 tifozë kanë bërë të ditur se do të nisen nga Suedia, për të qenë sot të pranishëm në stadium.

Gjithashtu, pritet që të ketë edhe jo pak shqiptarë që jetojnë në Armeni apo në shtetet përreth,  të jenë të pranishëm në stadium. Pritet që minimumi 300-400 tifozë shqiptarë të jenë sot në stadium për të mbështetur Shqipërinë.