400 milionë euro për Messin
Manchester City është i gatshëm të paguajë 400 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”.

Sport
Sipas Gerardo Molina, drejtor i Euro Americas, një prej agjencive më të mëdha të marketingut në botë, Manchester City është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte marramendëse prej 400 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, raporton “Mundo Deportivo”.
Gjithnjë sipas deklaratave të Molinas, kampioni i Premierligës seriozisht është i interesuar për transferimin e yllit argjentinas, që spekulohet se mund të largohet nga Camp Nou, në fund të këtij sezoni.
Molina beson se oferta e Cityt vlen “350-400 milionë euro, dhe në të është e përfshirë edhe paga e futbollistit për kontratë pesëvjeqare në Etihad”.