400 kërkesa për azil në Kosovë, shteti s’ka kapacitet për t’i pranuar të gjithë

Së fundi në Kosovë është shtuar numri i atyre që po kërkojnë azil. Azilkërkuesit janë kryesisht nga vendet e lindjes.

Lajme

29/01/2020 11:25

Drejtori i Departamentit për azil, shtetësi dhe migracion në MPB, Valon Krasniqi, bëri me dije se deri më tani janë 400 kërkesa nga azilkërkuesit.

“Është rritur numri i azilkërkuesve në Kosovë, ata nuk kanë qëllim të rrinë këtu, ata qëndrojnë prej 12 deri në 14 ditë në Kosovë dhe shohin rrugët për vendet ku kanë qëllim të ikin. Ne kemi kapacitet për 100 persona”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij për të menaxhuar ndonjë fluks, i kanë bërë të gjitha përgatitjet. “Ne kemi plan për menaxhim të rritjes së emigrantëve. Ne ishim të obliguar që të rrisim edhe kapacitet për 200 persona shtesë”, tha ai.