40 të rinj i bashkohen AKR-së

Rreth 40 intelektual të rinj, siç i quan AKR-ja, ekspertë nga shkencat ekonomike, juridike e sociologjike nga komuna të ndryshme të vendit, i janë bashkuar kësaj partie.

Lajme

11/05/2014 17:16

Në ceremoninë e aderimit ata u priten nga presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili me këtë rast tha se ky aderim tregon edhe një herë se AKR-ja vazhdon të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës.

 

Në konferencën me gazetarë, Pacolli u ka shprehur mirëseardhje aderuesve të rinj, duke ju ofruar mbështetje të plotë për idetë dhe angazhimin e tyre në kuadër të programit dhe politikave të Partisë. 

\”Kjo është shtëpia juaj dhe unë pres nga ju të zhvilloni kreativitetin tuaj dhe të jepni kontributin duke i shërbyer drejtpërdrejt interesave të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët të shoqërisë\”, ka thënë me këtë rast Pacolli. 

Ai ka shtuar më tej se AKR synon tu ofrojë të rinjve mundësitë më të mira si për arsim ashtu edhe për punësim. 

I posa aderuari në AKR, Hazbi Kadriu shprehu falënderimin në emër të të aderuarve të rinj, duke siguruar presidentin Pacolli, se vullneti i të rinjve kosovar ka gjet një adresë ku mund t\’i jetësojë qëllimet e tyre për një Kosovë të Re, me perspektivë evropiane. 

“Puna juaja e deritanishme në jetën politike, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, ka shtyrë këtë grup të rinjsh të bashkohen me vizionin e juaj për një Kosovë evropiane. Ky është vetëm një numër simbolik që kemi ardhur sot të bashkohemi me AKR-në, pasi listës së të rinjve të shkolluar që dëshirojnë ti bashkohet AKR-së çdo ditë po i shtohen emrat e të rinjve të shkolluar ekspert në fusha të ndryshme”, tha Kadriu. 

I pari i AKR-së ka shfrytëzuar rastin që para mediave të prezantojë ekipën që do të udhëheqë me zyrën për informim të AKR-së.