40 sekonda janë mjaftueshëm për fitoren e McGregor – irlandezi nuk ka harruar zanatin, mund Cerronen

Conor McGregor ka shënuar një fitore spektakolare në UFC 246.

Sport

19/01/2020 08:07

Luftëtari nga Irlanda ka arritur që të mposht Donald Cerrone në vetëm 40 sekonda luftë, shkruan lajmi.net.

‘The Notorious’ e kapi në befasi kundërshtarin e tij, duke i dhënë një goditje të fuqishme me këmbë dhe disa grushte radhazi, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë duelin.

Kjo fitore është e rëndësishme për irlandezin, pasi vjen pas humbjes kundër Nurmagomedov.

McGregor tashmë do të ketë motivim shtesë për përgatitje shtesë, për të vazhduar karrierën e tij të madhe në UFC. /Lajmi.net/