40 mijë Ronaldo në Bernabeu

Tifozët e Real Madridit kanë vendosur ta shprehin përkrahjen e tyre për yllin Cristiano Ronaldo duke shtypur hiç më pak se 40 mijë maska me fytyrën e reprezentuesit portugez. Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, tifozët e Los Blancos do t’i mbajnë ato para fillimit të duelit të ardhshëm në Santiago Bernabeu mes Real Madridit…

Sport

23/11/2013 12:21

Tifozët e Real Madridit kanë vendosur ta shprehin përkrahjen e tyre për yllin Cristiano Ronaldo duke shtypur hiç më pak se 40 mijë maska me fytyrën e reprezentuesit portugez.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, tifozët e Los Blancos do t’i mbajnë ato para fillimit të duelit të ardhshëm në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Galatasarayt në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme këtë sezon, kurse brenda javës së fundit realizoi katër gola për Portugalinë – përfshirë një het-trik në ndeshjen e kthimit – duke e kualifikuar për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Suedisë në ballafaqimet e barazhit.

Ai është shndërruar në njërin prej favoritëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2013 edhe pse përballet me konkurrencë nga mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery dhe rivalit nga Barcelona, Lionel Messi.

Të mërkurën, Galatasaray do të ketë punë me një Ronaldo në fushë dhe 40 mijë të tjerë në tribuna.