40 aksidente trafiku dhe rreth 1 mijë gjoba brenda ditës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës kanë ndodhur 40 aksidente në komunikacion.

Lajme

14/07/2020 08:26

Gjatë së hënës në tërë Kosovën kanë ndodhur 40 aksidente trafiku.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës të publikuara në rrjetin social Facebook, 14 aksidente kanë qenë me të lënduar, kurse 26 vetëm me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, sipas këtyre të dhënave gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut Rrugor ka shqiptuar gjithsej 941 tiketa për shkelje të rregullave të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/