4 të vrarë në protestat anti Charlie Hebdo në Nigeri (Foto)

Të paktën tre civilë dhe një polic thuhet se janë vrarë në Nigeri, gjatë një proteste kundër karikaturave të botuara në revistën satirike franceze Charlie HEBDO, e cila vjen si një marsh nga myslimanët e gjithë botës këtë të premte. 

Bota

16/01/2015 21:20

Protestuesit thuhet se ishin të pajisur me armë të ftohta në momentin kur kishin sulmuar policinë.

“U vra një polic dhe tre civilë”, tha një burim i policisë për Reuters. “Disa nga protestuesit ishin të armatosur me harqe dhe shigjeta. Përleshjet ishin shumë të dhunshme në disa vende”, tha ai, transmeton lajmi.net. 

Në një protestë në qytetin e dytë më të madh në Nigeri, Zinder, protestuesit i kishin vënë zjarrin kishave dhe dyqaneve me pronarë të krishterë. 

Gjithashtu, zjarri thuhet t’i jetë vënë edhe një qendre kulturore franceze. (lajmi.net)