4 punëtorë të Postës të infektuar me koronavirus, Morina mbledh stafin pa masa mbrojtëse
Në Postën e Kosovës katër punëtorë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Lajme
Katër punëtorë të Postës së Kosovës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Kështu merr vesh lajmi.net përmes burimeve të saj.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se në mënyrë selektive janë bërë testimet për koronavirus për disa punëtorë që dyshohet se kanë pasur kontakte me të infektuarit, përderisa ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Postës, Salih Morina, i ka mbledhur të gjithë punëtorët dhe kjo gjë ka ndodhur pa asnjë masë mbrojtëse.
“I ka mbledh Salih Morina punëtorët edhe ato pa asnjë masë mbrojtëse, pa distancë, pa maskë e pa doreza”, ka thënë ky burim i lajmi.net.
Sipas të njëjtit burim, duke e ditur numrin e madh të punëtorëve në postë dhe kontakteve që mund të kenë pasur këta të infektuar, numri i personave pozitivë të stafit të postës mund të rritet.
Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 1 mijë e 234 persona të infektuar me koronavirus. /Lajmi.net/