4 minuta të akulltë: Kështu u duk takimi i mbrëmshëm Obama-Putin (Video/Foto)
Presidentët e SHBA-ve dhe Rusisë, Barack Obama dhe Vladimir Putin janë xhiruar gjatë takimit të shkurtër në Peru ku kanë biseduar edhe për Sirinë dhe mbështetjen e Donald Trumpit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/ftohte.jpg)
Bota
Ata shkurtazi biseduan të dielën në samitin ekonomik në Lima të Perusë, në bisedën e parë qëkur Donald Trump është zgjedhur presidenti i ri i SHBA-ve, transmeton lajmi.net.
Të dy liderët kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit, derisa ndihmësit i kishin afër para se që t’i shtrëngonin duart dhe të uleshin në tavolinën e samitit Aziatiko-Paqësor.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se biseda ka zgjatur vetëm 4 minuta. Ndërkaq, nga fotografitë dhe videot shihet qartë se biseda ishte e ftoftë.
Edhe pse gazetarët e pranishëm nuk kanë mundur të dëgjojnë se për çka është biseduar, Shtëpia e Bardhë konfirmon se Obama i ka thënë Putinit se duhet t’i qëndrojë pas marrëveshjes nga Minski me të cilën mori fundi konflikti në Ukrainë. /Lajmi.net/
![YouTube player](https://i.ytimg.com/vi/V2O3zd_V_Es/maxresdefault.jpg)
![internacional combo saludo obama putin](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/11/ftohte2.jpg)