4 lojtarët kryesor të PSG-s mungojnë ndaj Barçës?

PSG pritet të jetë me mungesa shumë të mëdha në takimin shumë të rëndësishëm, atë të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

06/04/2015 16:13

Skuadra franceze, PSG pritet të paraqitet me mungesa shumë të mëdha në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

David Luiz dhe Thiago Motta janë lënduar në takimin e djeshëm kundër Marseillet, dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojnë në takimin ndaj Barcelonës.

Përpos tyre, në këtë përballje shumë të rëndësishme do të mungojnë dhe dy lojtarët e suspenduar nga kartonët, Zlatan Ibrahimovic dhe Marco Verratti.