Të hyrat nga importi i duhanit në vendin tonë: Mbi 298 milionë euro nga janari deri në nëntor të vitit 2024

Importi i duhanit në Kosovë ka sjellë të ardhura të ndjeshme për buxhetin e shtetit të Kosovës gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-nëntor, nga 4.16 milionë kilogramë duhan të importuar, janë realizuar të hyra totale prej 298 milionë euro nga taksat, përfshirë Doganën, Akcizën dhe TVSh-në. Shifra më…

Lajme

04/01/2025 20:03

Importi i duhanit në Kosovë ka sjellë të ardhura të ndjeshme për buxhetin e shtetit të Kosovës gjatë vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës për periudhën janar-nëntor, nga 4.16 milionë kilogramë duhan të importuar, janë realizuar të hyra totale prej 298 milionë euro nga taksat, përfshirë Doganën, Akcizën dhe TVSh-në.

Shifra më e lartë e të hyrave është regjistruar nga TVSh-ja, që ka kontribuar me 227.9 milionë euro, e ndjekur nga Akciza me 63.9 milionë euro dhe të hyrat nga doganat me 6.2 milionë euro.

Muaji gusht ka rezultuar të jetë muaji me performancën më të lartë financiare, duke siguruar mbi 53.6 milionë euro, pasuar nga korriku dhe marsi.

Këto të ardhura tregojnë rëndësinë e politikave fiskale dhe të kontrollit të importit të produkteve të duhanit, një sektor që vazhdon të jetë burim i konsiderueshëm i të ardhurave për shtetin.

Viti 2024 solli dhe një tjetër ndryshim sa i përket pirjes së duhanit në Kosovë.

Si në shumë shtete të tjera në vendin tonë nisën që në kutitë e cigareve të vendoseshin fotografi që shfaqin dëmet shëndetësore që shkakton pirja e duhanit.

Këto fotografi parashihet të ulin numrin e atyre të cilët janë përdorues të duhanit, gjë e cila nuk duket se ka pasur kushedi çfarë ndikimi në botë, e lëre më në Kosovë.

Pavarësisht fotografive të tmerrshme që shfaqen aty e që janë në fakt realitet në shumë raste në Kosovë vazhdon blerja në numër të madh të duhanit.

Problemi i duhan pirjes madje shpesh herë shfaqet edhe në ambientet ku rrihet në përgjithësi, gjë që shkakton probleme edhe në lokale të shumta.

Në momentin që këto lokale respektojnë siç duhet ligjin për duhanin, klientela e tyre bie.

Edhe pse dëmet që i shkaktohen njeriut nga pirja e duhanit, duket se Dogana e Kosovës dhe shteti në përgjithësi ka përfitime të shumta nga akciza e tvsh-ja në këto raste. /Lajmi.net/