4 gabimet që po i bëni në martesë

Sigurisht, jo çdo martesë është e përsosur. Njerëzit e martuar mund të bëjnë disa gabime në martesë të cilat në fakt nuk do të duhej t’i bënin, në mënyrë që martesa e tyre të funksionojë siç duhet.

Lifestyle

19/10/2015 19:29

Kështu, disa ekspertë të lidhjeve kanë treguar për katër gabimet që edhe njerëzit më të mençur i bëjnë në martesë. Shikoni më poshtë cilat janë ato dhe mos i bëni më!

1. T’i ndani punët e shtëpisë
Kjo shpesh konsiderohet si mënyra më e drejtë për t’i ndarë obligimet, qoftë nëse është fjala për larjen e enëve apo përgatitjen e ushqimit. Por, t’i ndani punët 50-50 me partnerin nuk është një gjë e mirë. Është më mirë që të përdorni sistemin që ekonomistët e përdorin më shumë, ku që të dy jeni përgjegjës për punët të cilat i bëni më së miri. Ju mund të bëheni përgjegjës për të gjitha faturat, gruaja për të gjitha blerjet etj.

2. Të prisni derisa jeni në disponim për të bërë seks
Vetëm nëse që të dy nuk jeni në disponim, përkundrazi ju nuk duhet të prisni derisa të jeni në disponim për të bërë seks. Nëse prisni, mund të kalojnë shumë ditë derisa të bëni seks me partnerin. Ju duhet të bëni seks me burrin/gruan kur ai/ajo dëshiron të bëjë, pasi që kjo është shumë e mirë për martesën. Nëse keni një ditë të keqe, dhe mendoni se është më mirë të mos bëni seks në mbrëmje, gaboheni. Ju duhet të bëni seks pasi që seksi më pas do të ju disponojë!

3. Të mendosh se një grindje e madhe është fundi i martesës
Marrëdhëniet kalojnë nëpër disa cikle. Ka ngritje dhe ulje, ngjashëm si në ekonomi. Por, nëse keni pasur një grindje me partnerin rreth një çështje të caktuar, ju nuk duhet të hiqni dorë nga ai dhe të mendoni se i ka ardhur fundi martesës. Analizoni gjërat dhe mendoni çfarë është e rëndësishme duke u përballur me krizat në martesë dhe duke nxjerrë një zgjidhje përfundimtare, transmeton lajmi.net.

4. Të qëndroni zgjuar deri vonë për të zgjidhur një grindje
Ide e keqe! Në një pikë të veçantë, ne thjeshtë duam të kemi të drejtë, me çfarëdo çmimi. Dhe për shkak se ekspertët na këshillojnë që të mos shkojmë kurrë në shtrat të nervozuar, ne qëndrojmë në dhomë të ndejës deri vonë duke u përpjekur për të zgjidhur një problem. Por, në fakt ju duhet të shkoni edhe të nervozuar në shtrat, ndonjëherë. Kjo pasi që, kur jeni afër njëri-tjetrit dhe pothuajse të zhveshur, gjasat për të ‘pëlcitur’ një dëshirë për seks janë të mëdha. Dhe kur bëni seks përderisa ishit duke u grindur pak minuta më parë, gjasat për ‘tu pajtuar’ janë të mëdha. (lajmi.net)