4 formacionet e mundshme të Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka marrë lajme të këqija.

Sport

20/08/2019 17:05

Pas Arbër Zenelit, edhe Milot Rashica ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Dusseldorf dhe me shumë gjasë do të jetë jashtë ndeshjeve të shtatorit, që ‘Dardanët’ i zhvillojnë ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

Ndeshjet që luhen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, nuk do llogaritet në shërbimet e Zenelit dhe Rashicës, shkruan lajmi.net.

Faqja e futbollit kosovar në rrjetet sociale, Kosovanfooty ka publikuar katër formacionet e mundshme që Bernard Challandes mund t’i ketë në dispozicion.

Me organikën e futbollistëve që ka tekniku zviceran, nuk duhet të vajtohet shumë mungesa e dyshes së lartpërmendur.

Më poshtë katër variantet se si Kosova mund të startojë në dy ndeshjet e muajit shtator. /Lajmi.net/