4 arsye pse jeni ende single dhe çfarë të bëni për ta ndryshuar këtë

Disa janë single për shkak se nuk duan të jenë në lidhje, të tjerët nuk duan të jenë single por nuk gjejnë personin e duhur.

Lifestyle

31/10/2015 20:33

Më poshtë mund të lexoni për 4 arsyet pse jeni ende single, dhe çfarë të bëni për ta ndryshuar atë:

1. Zgjidhni shumë
Ju jeni single për shkak se zgjidhni shumë. Kur jeni person i tillë, nëse e takoni një mashkull do të filloni të thoni: nuk është shumë i gjatë, nuk ka një punë të mirë, nuk më përshtatet, prindërit nuk do ta duan dhe lista vazhdon. Kjo nuk do të thotë se ju keni ‘standarde të larta’, por do të thotë se ju jeni zgjedhëse e madhe. Kjo është njëra nga arsyet pse jeni ende single!

Çfarë të bëni që ta ndryshoni këtë?
Balanconi standardet me ndjenjat dhe tërheqjen fizike. Është e thjeshtë. Mos lejoni që një shoqe apo një shok të ju tregojë se me kë duhet të lidheni. Mos lejoni që familja apo miqtë të vendosin se me kë duhet të dilni. Veproni ngadalë dhe bazoni vendimet në atë çfarë dëshironi, jo çfarë duan të tjerët.

2. Statusi i marrëdhënies në rrjetet sociale
Më shumë se gjysma e përdoruesve të rrjeteve sociale e bëjnë statusin “në marrëdhënie” edhe pse nuk janë. Ky është një zakon që njerëzit e kanë praktikuar prej ardhjes së Facebookut, por duhet të ndryshohet.

Çfarë të bëni për këtë?
Meshkujt do të mendojnë se jeni me të vërtetë në lidhje kur e shohin statusin tuaj të marrëdhënies “në marrëdhënie” në rrjete sociale. Kështu, është mirë që ta ndryshoni atë në “single”.

3. Takimi i fundit shkoi keq
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por të dalësh në takim për herë të dytë me të njëjtin person i cili nuk iu la përshtypje herën e parë është e vështirë. A do të dilnit në takim përsëri me një mashkull i cili në takimin e parë qëndronte vetëm në telefon apo fliste shumë për ish-të dashurën e tij? Sigurisht se jo!

Çfarë të bëni për këtë?
Mund të ju duket klishe, por bëhuni vetvetja! Pyeteni për punën e tij, hobit dhe miqtë. Kjo nuk është një intervistë, është një takim. Kështu, kënaquni dhe tregohuni me disponim të mirë.

4. Po luani shumë me të
Mos u bëni shumë e vështirë për një takim. Ka një dallim në mes të një takimi dhe një marrëdhënie. Mos e mundoni atë dhe mos ia bëni shumë të vështira gjërat – nëse ai duket se është me të vërtetë i interesuar për ju – sepse në të kundërtën ai më pas do të fillojë të luaj me ju.

Çfarë të bëni?
Femrat dhe meshkujt që luajnë me ndjenjat e të tjerëve nuk janë fare tërheqës, kështu që bëhuni më serioze dhe kuptojeni atë. Është mirë që nëse iu ka kërkuar për herën e tretë që të dilni me të, të dilni, para se ai t’i bie ‘pishman’. (lajmi.net)