39 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa trafiku të shqiptuara gjatë ditës së djeshme

Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 39 aksidente.

Lajme

19/03/2019 09:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 39 aksidente, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë, 16 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërkaq 23 të tjerë vetëm me dëme materiale.

Po ashtu vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 194 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/