38 të plagosur në Hamburg nga shpërthimi i një ish-bunkeri të luftës

38 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një ish – bunkeri të luftës në Hamburg të Gjermanisë.

Bota

04/08/2015 13:19

Mediat e huaja raportojnë se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë ngaqë lëndimet kanë qenë të moderuara.

Në mesin e të lënduarve janë edhe 12 zjarrfikës pasi shpërthimi kishte ndodhur pasi zjarrfikësit kishin shkuar në vendin e ngjarjes, sepse aty më herët ishte lajmëruar vetëm për zjarr.

“Shpërthimi kishte një fuqi aq të fortë sa që biçikletat që ishin parkuar jashtë godinës u hodhën tutje”, deklaroi një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.