38 marrëveshje Kosovë-Serbi, 7 të pazbatuara

Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministrja për dialog, Edita Tahiri, qysh prej se ka nisur dialogu për stabilizim të raporteve me Serbinë (2011), ka nënshkruar 38 marrëveshje gjithsej me Serbinë.

Lajme

01/03/2017 08:33

Mirëpo, pavarësisht kësaj, 22 prej tyre janë duke u zbatuar, 9 prej tyre janë në zbatim e sipër, e 7 ende larg zbatimit. Marrëveshja për reciprocitet të targave, e cila parashihej të niste zbatimin më 15 nëntor të vitit të shkuar, bashkë me disa marrëveshje të tjera ende nuk janë duke u zbatuar. Ministrja Tahiri ka thënë për “Zërin” se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate historike. Sipas saj, dialogu tashmë është duke kontribuuar në forcimin e sovranitetit shtetëror në gjithë Kosovën.

Mirëpo, ndryshe nga ajo, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet, pasi që, ashtu si ata thonë, marrëveshjet e zbatuara janë vetëm në të mirë të Serbisë, por jo edhe të Kosovës. Nga ana tjetër, politologët konsiderojnë se procesi i zbatimit të marrëveshjeve është duke ecur shumë ngadalë./Zeri.info