38 aksidente brenda 24 orëve

Gjatë gjithë ditës së djeshme në tërë vendin kanë ndodhur 38 aksidente.

Lajme

09/04/2019 12:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tërë vendin gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 38 aksidente, shkruan lajmi.net.

Nga 38 aksidente, 16 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 22 kanë qenë me dëme materiale.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se gjatë gjithë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 206 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme në trafik. /Lajmi.net/