351 raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka regjistruar 351 raste të reja me COVID-19.

Bota

15/07/2020 08:50

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 351 në 199,726, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me tre në 9.071, tregoi raporti. /Lajmi.net/