350 mijë euro shtesë për memorialin e Ibrahim Rugovës

​ Këto para që u shpenzuan deri tani, mjaftuan vetëm për t’i përfunduar punimet e vrazhda të Kompleksit memorial Ibrahim Rugova në Istog, që nisi më 2016.

Lajme

27/06/2018 21:52

Për ta përfunduar tërësisht gjithë këtë projekt, të martën u nënshkrua një marrëveshje memorandumi në mes të Komunës së Istogut dhe Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Nga ky akord, qeveria ndanë 200 mijë euro, ndërsa komuna 150 mijë tjera.
Qeveria me miratim edhe të Kuvendit, paratë i dërgoi në xhirollogari të Agjencisë kompetente.