35-vjeçari i plagosur në Deçan lirohet nga spitali

Një person është plagosur në qendër të Deçanit në mëngjesin e sotëm.

Lajme

23/11/2016 08:59

(I plotësuar) – Një 35-vjeçar është plagosur sot në Deçan në rrethana ende të pasqaruara

Xhevat Ibraj nga Policia e Kosovës thotë për lajmi.net, se personi 35-vjeçar ka pësuar plagë sipërfaqësore dhe sipas informacioneve është liruar nga Spitali i Pejës.

***

Në Deçan ka ndodhur sot plagosja e një personi në qendër të këtij qyteti.

Lajmin e plagosjes e konfirmoi për KALLXO.com Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë.

“Pacienti është pranuar në orën 7:05 minuta. Është i moshës rreth 35 vjeçare. Plaga ka qenë sipefaqësore ( gërvishtje). Pas tretmanit pacienti është liruar për shtëpi,” tha Dreshaj.

Policia ka rrethuar hapësirën rreth një dyqani të ushqimit ku mendohet se ka ndodhur kjo plagosje.

KALLXO.com kontaktoi në lidhje me këtë plagosje edhe me zëdhënësin e Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj.

“Mund të konfirmoj se është një plagosje ende në rrethana të pasqaruara. Policia është ende  duke punuar  rreth rastit, detajet tjera i japim ma vonë,” tha Ibraj.

Një vrasje në Deçan ndodhi në prill të këtij viti.