34 seanca- 34 dështime, Kosova vazhdon të mos konstituim të Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për seancën e radhës. Kjo është hera e 34-të që mblidhen deputetët për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, gjë e cila dështoi përsëri. Në seancën e sotme të pranishëm ishin 102 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri thirrje sërish që partitë politike si PDK,…

Lajme

19/06/2025 10:33

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për seancën e radhës.

Kjo është hera e 34-të që mblidhen deputetët për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, gjë e cila dështoi përsëri.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin 102 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri thirrje sërish që partitë politike si PDK, LDK,AAK dhe Nisma të propozojnë emrat e anëtarëve për komision për votim të fshehtë, gjë e cila u refuzua si herat e kaluara.

Ky propozim mori vetëm 51 vota për, kundër një.

Pas kësaj, Dehari njoftoi se seanca ndërpritet për të vazhduar pas 48 orëve në ora 10:00./Lajmi.net/