Policia parandalon kontrabandën e mbledhësve dhe rezervuarëve të ujit nga Serbia

Policia e Kosovës ka parandaluar sërish sjelljen e mallrave të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë. Fillimisht policia ka thënë se ka vërejtur që përmes rrugëve ilegale të Serbisë po sillen mallra të kontrabanduara në Kosovë, transmeton lajmi.net. “Me datë 29.11.23 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se…

Lajme

29/11/2023 23:03

Policia e Kosovës ka parandaluar sërish sjelljen e mallrave të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë.

Fillimisht policia ka thënë se ka vërejtur që përmes rrugëve ilegale të Serbisë po sillen mallra të kontrabanduara në Kosovë, transmeton lajmi.net.

“Me datë 29.11.23 njësitet e lartcekura pas pranimit të informatës nga burimet zyrtare të PK-së për dyshimet se janë duke u sjellur mallra të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale nga SRB -RKS, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore dhe operative me ç’rast është vërejtur një mjet i dyshuar/ traktor me rimorkio të improvizuar, duke lëvizur nga fsh.Tërnoc-Bujanoc –Serbi përmes rrugëve malore që lidhen me fsh.Hodonoc-Kamenicë-RKS”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi që është ndalur i dyshuari, atij i janë gjetur dhe sekuestruar mallrat e kontrabanduara.

“Pas ndalimit nga njësitë kompetente policore, në mjetin e lartcekur është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar me iniciale L.I. ku gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur të ngarkuara mallrat për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument përkatës, e që janë si në vijim:

  • 330 sifona (mbledhëse uji),
  • 36 fontana (rezervuar uji ) për guacë të banjos”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe do të dërgohet në Terminalin Doganor-Dheu i Bardhë.