​32 të shëruar nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus nga 772 testime të kryera në terren.

Lajme

18/04/2022 18:43

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë rast me përfundim fatal dhe janë 32 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 9. Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Qe nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 274.520 raste, prej tyre 270.658 janë shëruar, 366 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.496 pacientë.