314 raste aktive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 314.

Lajme

02/12/2021 08:31

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,984 persona.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.142 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 762.675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.398 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 0 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.801.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314./Lajmi.net/