30,000 dollarë për një javë, brenda rezidencës luksoze ku Rita Ora po qëndron në Sidnei

Rita Ora besohet të jetë duke qëndruar në një rezidencë diku në periferi të Sidnie.

ShowBiz

01/03/2021 10:41

30 vjeçarja po paguan rreth 30,000 dollarë në javë për të qëndruar në shtëpinë trekatëshe e njohur nga të famshëm që shpesh e vizitojnë atë, transmeton lajmi.net.

Prona ka pamje panorame e cila përbehet prej dritare qelqi nga dyshemeja në tavan, një lëndinë bregdetare, pishinë private.

Rezidenca ekskluzive është një nga 21 shtëpitë përgjatë bregdetit midis Balmoral dhe Chinamans Beach.

Siguria ishte vendosur rreth rezidencës një javë para mbërritjes së këngëtares, raporton “Mosman Collective”.

Rikujtojmë se, Rita zbarkoi në Australi në fillim të muajit shkurt para xhirimeve për sezonin 2021 të “The Voice Australia”.

Javën e kaluar, këngëtarja e hitit “Hot Right Now” zbuloi se sa e lumtur ishte që u bashkua me juristët e tjerë si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

“Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit,” i tha Rita “The Daily Telegraph”.

“Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës këtu, le të shkojmë. Australia është shtëpia e disa muzikantëve dhe partnerëve të mi të preferuar me të cilët kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të punoj”, shtoi ajo./Lajmi.net/